Iu premtoi pagë shpërblim, Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë i dërgon letër Ramës
Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit Rama duke i kërkuar që të vlerësojë infermierët me një pagë shpërblim dhe kjo t’u kalojë në llogaritë personale në momentin më të afërt të mundshëm.

Vetë Kryeministri e pati premtuar më herët një gjë të tillë por si duket nuk është realizuar akoma dhe kjo gjë e ka detyruar Sindikaten e Infermierëve të Shqipërisë ti drejtohet me një letër shefit të qeverisë.

Letra e plotë:

“Sindikata e lnfermiereve te Shqiperise Kerkese e hapur Kryeministrit te Shqiperise,

z. Edi Rama. “Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte.

Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Terza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise.

Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem.

Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte”.
Shtuar më 14/03/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori