13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Iu mbyt gruaja në pus, zbardhet dëshmia drithëruese e durrsakut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ku një 77-vjeçare u gjet e mbytur në pus.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre private në lagjen 18 në qytetin e Durrësit.

Nga raportimet e para mësohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht në pus duke humbur jetën.

Mësohet se i moshuari është në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai ka rrëfyer se jetonin vetëm të dy, dhe si çdo mëngjes e shoqja është ngritur të bëjë punët e shtëpisë.

Por duke qënë se prej disa ditësh vuanin nga mungesa e ujit, ajo ka shkuar të mbushë kovën në pus.

I moshuari dyshon se kova e ujit e ka tërhequr në pus duke i marrë jetën. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori