Iu gjetën 29 kg drogë në banesë, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 45 vjeçar pasi iu gjetën në banesë 29 kg e 700 gr drogë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i kërkuari është identifikuar me iniciale I.V, banues në fshatin Ramicë, Bashkia Selenicë.

Seksioni për Krimet Kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë, menjëherë ka shkuar në fshatin Ramicë të Bashkisë Selenicë për këqyrjen dhe kontrollin e banesës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I.V., shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 29 kg e 700 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Po punohet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi të shpallur në kërkim./albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori