Iu gjetën 3 milion euro kokainë dhe 3 armë, arrestohet shqiptari në Itali
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me 3 milion euro drogë. Shqiptari i arrestuar është Emiliano Keci. Ai prej 2 javësh kishte marrë me qira një banesë në Bergamo. Lëvizjet e dyshimta çuan policinë e italiane në kontrollin 39-vjeçarit, teksa në çantë iu gjet rreth 1 kg kokainë.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan edhe 18 kg kokainë të tjera, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë. Sipas medieve italiane kokaina në banesë ishte fshehur në motorin e frigoriferit.

Gjithashtu në banesë nga kontrolli u gjetën edhe 3 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator, por edhe prova të tjera. Droga e sekuestruar llogaritet në 3 mln euro.

Keçi është një person i njohur për policinë për disa akuza të rënda trafiqesh.
Shtuar më 12/07/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori