Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet 57 vjeçari nga Vlora
Një 57 vjeçar mësohet të jetë arrestuar pas një kontrolli të policisë ku iu sekuestruan 12 kg kanabis.

A.M 57 vjeç, i është gjetur lënda e sekuestruar brenda shtëpisë.

Njoftimi i plotë
Vlorë

Sekuestrohen nga policia 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në një banesë.

Vihet në pranga autori - pronar i banesës.

Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shtuar më 09/06/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori