Iu dogj banesa, fëmija 2-vjeçar gjendet pa jetë teksa ishte fshehur poshtë divanit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin. Në fshatin Sanxhak është shkrumbuar nga flakët një banesë ku ka humbur jetën edhe një fëmijë vetëm 2 vjeç.

Banesa e cila ishte në pronësi të Hakik Çokut, u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

Mësohet se i mituri ka qënë duke u ngrohur në një sobë që ishte ndezur në një dhomë të improvizuar në kasollen e lopës.

Më pas fëmija është asfiksuar nga tymi, pasi rreth sobës kishte disa mbeturina të cilat kanë marrë flakë, nga pakujdesia e prindërve të vogëlushit 2-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qënë zjarrëfikësit që kanë zbuluar trupin e fëmijës të asfiksuar dhe pa jetë, të strukur poshtë divanit.


Kurbin/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2020, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori