Iu bë atentat në sy të së dashurës dhe mikut të ngushtë, kush e vrau Emiljanon?
Pëlqej
Emiljano Boçi u qëllua dy herë në kokë nga një person ende i paidentifikuar mbrëmë në Tiranë, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Melvin Disha.

32-vjeçari u qëllua me 5 plumba, 3 prej të cilëve e kapën në shpatull dhe pranë zemrës.

Emiljano Boçi ishte duke konsumuar një darkë bashkë me shokun e tij Melvi Dishën dhe të dashurën e tij.

Sapo kanë hipur në makinën Range Rover një person u afrua nga pas dhe e qëlloi me vdekje Boçin, por duke plagosur edhe shokun e tij.

Mënyra se si ka vepruar vrasësi sipas Policisë ngre dyshimet e një personi të mirëtrajnuar për të kryer vrasje të tilla.

Autori përvçse e ka kryer krimin në një zonë ku ka kamera sigurie, gjatë gjithë rrugës kur është larguar, nuk është filmuar në asnjë moment.

Policia ka vetëm pamjen e dy personave që futen në dy makina të ndryshme, shumë larg nga vendi i ngjarjes, por ende nuk e ka zbuluar identitetin e tyre.

Autori qëlloi me silenciator në drejtim të Emiljano Boçit dhe në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Edhe vajza që ishte në makinë ka thënë se nuk e ka parë autorin që i ka qëlluar, duke lënë të vdekur Emiljano Boçin mbrëmjen se dielës. Policia ka nisur hetimet në konfliktet e vjetra të Boçit për të shkuar në gjurmët e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori