ITU do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) Houlin Zhao, zhvilloi një vizitë dyditore në vendin tonë. Në kuadër të kësaj vizite, Zhao zhvilloi disa takime me përfaqësues të qeverisë ashtu dhe me organet rregullatore. Në takimin e zhvilluar me Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, Houlin Zhao vlerësoi zhvillimet e bëra në vendin tonë në fushën e telekomunikacioneve dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar vendin tonë në proceset e ndërmarra në këtë fushë.


Ai bëri një prezantim te përgjithshem të zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacioni dhe komunikimit, duke nënvizuar rolin e ITU-së si rregullator ndërkombëtar për spektrin e frekuencave, për standardet ne fushën e telekomunikacioneve dhe zhvillimin e infrastrukturës globale të komunikimeve.
ITU tha Z.Zhao ka si qëllim mbështetjen e të gjitha vendeve dhe koordinimin e zhvillimeve në nivel global. Ai u shpreh se ITU, do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, qeverinë dhe rregullatorët në procesin e zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë.

Në takimin e zhvilluar me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, u diskutua mbi projektet që aktualisht janë në zhvillim në vendin tonë sikurse procesi i kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike, hartimin e strategjisë së re për axhendën dixhitale, zhvillimet në fushën e mobile broadband, të e-qeverisjes etj. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori