“Më mori, me futi në kasolle dhe…”, del ekspertiza mjekoligjore e 17-vjeçares nga Selenica

Sot ka nisur seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për Vitrin Çobajt, që dhunoi dhe abuzoi familjen Ferraj në Brataj të Selenicës. Ndërkohë që seanca po zhvillohet, ka dalë dhe ekspertiza mjeko-ligjore ndaj 17-vjeçares që dyshohej se Çobaj e kishte përdhunuar.

Nga ekspetiza, rezulton se ndaj 17-vjeçares nuk ka patur përdhunim. Këtë e ka konfirmuar policia duke hedhur poshtë pretendimin e vajzës. Policia i ka cilësuar veprimet e autorit si ngacmim seksual.

Kujtojmë se pas ngjarjes, kryefamiljari ka rrëfyer ankthin që kishin përjetuar nga 38-vjeçari

“Ishte ora 6 e mëngjesit, unë kur dola pashë një njeri me maskë. Kur u futëm në banesë, ata kishin kyri te dhoma e fëmijëve. Ishte me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Mua më drejtoi armën dhe u ula në tokë. Kurse gruas i tha më bëj një kafe dhe sillma këtu. I tha gruas hajde provoje kafen se mos më ke hedhur ndonjë helm, pastaj e piu kafenë ai. Pastaj na futi brenda në banesë te dhoma jonë ne të dy burrë dhe grua dhe na lidhi ne të dyve. Më pas lidhi edhe bashkëshorten. Dhe më pas me kërcënimin e armës veproi ndryshe me gruan, e zhveshi dhe nuk dhunoi. Pasi bëri këtë gjë u largua nga dhoma jonë dhe vajti te dhoma e fëmijëve. Ka kërcënuar dy cupat e mëdhaja. Cupa e parë ndejti në vend kurse vajza e dytë iku nga shtëpia dhe erdhi te kryeplaku në fshat dhe vajti në polici. Policia erdhi nga Vlora për 25 minuta. Pasi mbaroi me mua mori cupen e madhe dhe e futi te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është minorene dhe e sëmurë, invalide grupi i dytë për shkak të shikimit. Unë e njoh autorin dhe është shfaqur si kasap i kam shitur një vic dhe e njohja në zonë. E dallova në zë dhe e identifikova. Na mori lekët që shitëm vicin dhe disa dokumenta të tjera. Ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë atë nuk e fal kurrë atë person”, u shpreh kryefamiljari.

Ndërsa 17-vjeçarja deklaroi: “Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pas? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”.