Italianët zemërgjërë e amerikanët kurnacë, detajet nga konferenca ku u mblodhën 1.15 miliardë euro
Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Gazetarja Erisa Zykaj ka treguar për emisionin Opinion, se çfarë ndodhi në Bruksel.

Franca sa ka dhënë?

Erisa Zykaj: Deri tani ato shifra që keni publikuar edhe ju keni 60 milionë euro pikërisht për projektet e rindërtimit në Durrës dhe 100 mijë euro

100 mijë apo 100 milionë?

Erisa Zykaj: Në fillim është thënë 100 milionë, pastaj u tha se është 100 mijë. Në këtë moment unë i kam kërkuar Komisionit Europian që të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha donatorët dhuratat dhe huat që janë dhënë deri më tani. Ti fole për çdo shtet, por në fakt ne nuk e dimë për çdo shtete se sa janë dhënë kredi dhe sa janë donacione. Dua të them që shifra që përmende në fillim është pothuajse e saktë. Pra, flasim diku 300 dhe 450 mijë që janë dhurata donacione, dhe pjesa tjetër që janë përafërsisht 650-800 që janë kredi. Këto janë shifra të pakonfirmuara. Këto janë shifrat që po qarkullojnë këtu.

Si shpjegohet bujaria e Francës? Franca ishte surprizë.

Erisa Zykaj: Shqipëria ka dhuruar 100 mijë euro kur u dogj Katedralja e Parisit, ishte një simboli e vogël, nga një shtet i vogël dhe Franca nuk e harron këtë. E dyta, ata që kanë ardhur në Shqipëri ata që kanë mundur të vizitojnë Shqipërinë dhe ekipet e shpëtimit francezë kanë parë një bujari, mikërpitje të jashtë zakonshme. Vlerat se tona si popull janë vlerësuar. Mund të themi të gjitha paragjykimet që ne kemi, që na trajtojnë ke, nuk na duan, sot kanë rënë. Sot kanë treguar se popullin shqiptar e duan shume.

Italia ishte një surprizë, 65 milionë apo jo?

Erisa Zykaj: Po, është një surprizë. Italia ia kanë shpërblyer Italisë. Shqiptarët që kanë shkuar në Italia ia kanë shkëmbyer Italianë. Ka sipërmarrës italian që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë bërë një biznes të suksesshëm. Dhe Italia kur e jep këtë ndihmë e di ku po e jep.

Si shpjegohet qëndrimi i SHBA? Edhe Rama i quajti pak “kurnac”

Erisa Zykaj: Pas kësaj magjie që e quajti Kryeministri Rama, vjen përgjegjësia për këtë shumë kaq të madhe. Amerikanët si organizatat financiaret kanë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare transparencë për të gjitha donacionet dhe huat. Po, amerikanë kanë financuar për transparencën. /opinion

Shtuar më 17/02/2020, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori