Italia si kurrë më parë, pamje nga izolimi ndaj koronavirusit (FOTO LAJM)

Koronavirusi po pushton botën. Lajmi më dramatik vjen nga Italia, aty ku rreth 60 milionë banorë mëngjesin e kësaj të marte u zgjuan të izoluar nga bota.

Vendimi i paprecedentë vjen në një kohë kur numri i viktimave në vend shkoi në 463, duke e bërë kështu vendin më të prekur jashtë Kinës.

Përgjatë natës në supermarketet italiane, qytetarë të shumtë qëndruan në radhë për të blerë furnizime.

Një përdorues në Tëitter postoi një foto ku shfaqeshin radhë të gjata jashtë supermarketeve, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për të evituar grumbullimet.

Ndërkhë qeveria i ka siguruar italianët që supermarketet dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapur. Shumë kanë zgjedhur që furnizimet t’i bëjnë nëpërmjet porosive online.

Ashtu sikundër është raportuar dhe më herët të gjitha eventet sportive janë pezulluar në të gjithë vendin.

Shtuar më 10/03/2020, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori