Italia sërish në luftë me COVID-19, kaq sa persona kanë rezultuar pozitiv vetëm sot
Itali janë rikthyer ndjeshëm infektimet e COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar një numër i lartë i personave të prekur me Covid-19.

Bëhet me dije se janë kryer 120 mijë tamponë, si asnjëherë më parë, ndërkohë që rajoni me i prekur është Campania me 392 infeksione, i ndjekur nga Lombardia me 307.

Ndëkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 2,499 raste të reja. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 23 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Me shifrat e sotme, që nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 35,941, ndërsa janë realizuar 11,572,459 teste.
Shtuar më 02/10/2020, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori