Italia nuk do të bllokojë marrëveshjen për gazësjellësin TAP
Pëlqej
Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, ministrja italiane Emma Bonino takoi paraditen e sotme edhe kryetain e Kuvendit Ilir Meta. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp, Bonino vlerësoi rolin e Kuvendit përsa i përket integrimit dhe për përparimin e vendit.

E pyetur për shtyrjen e ratifikimit të Senatin italian të marrëveshjes trepaleshe Shqipëri-Itali-Greqi për projektin Trans Adriatik, gazsjellësin që transporton gazin azer në Europë, Bonino u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që Senati italian të mos miratojë këtë marrëveshje.

"S`ka anjë rrezik. Thjeshtë ishte një shtyrje në Senat për shkak të ndryshimeve në projekt. Gazësjellësi TAP për ne është shumë i rëndësishëm" u shpreh ajo.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi rolin e ministres Bonino në çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.


“Ministrja Bonino është një personalitet shumë i njohur dhe besoj që vizita e saj në Tiranë do ti japë një shtytje të rëndësishme marrëdhënie mes dy vendeve dhe procesit të afrimit të Shqipërinë në planet europiane dhe ndërkombëtare” tha Meta. /albeu.com/

















Shtuar më 09/10/2013, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori