Për të katërtën ditë
radhazi janë në ulje rastet e reja me
Covid-19 në Itali: 170 sot, ndërsa dje ishin 255.
Megjithatë, për efekt të fundjavës, ashtu siç çdo të hënë, janë bërë edhe më pak tamponë.
Për të katërtën ditë
radhazi është i qëndrueshëm edhe numri i viktimave: 5
vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke vajtur në një
total prej 35.112 viktimash. Sot Shqipëria kishte 6
vdekje.
Ndërkohë, edhe Lombardia, zona më e goditur nga virusi nuk shënon asnjë
vdekje nga virusi. (Vlen të theksohet se në vendin tonë sot janë shënuar 6 viktima nga
Covid-19)
Të shëruarit janë 147 (dje ishin 126), dhe në
total janë 198.593.
Shtuar më 27/07/2020,
ora 17:59