Italia mbështet propozimin për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës
Albeu.com
Zëdhënësi i Ekipit, Skënder Hyseni, bëri të ditur se në takimin me shefin e diplomacisë italiane Massimo D'Alema, u tha se Italia përkrah pakon e Ahtisaarit dhe propozimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur.Ekipi i Unitetit ka ritheksuar të mërkurën në Romë qëndrimin se pakoja e Ahtisaarit dhe rekomandimi i tij për pavarësi të mbikëqyrur janë bazë për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës, duke kërkuar mirëkuptim dhe partneritet për hapat që duhet t'i bëjë Kosova pas përfundimit të negociatave shtesë, më 10 dhjetor.

Zëdhënësi i Ekipit, Skënder Hyseni, bëri të ditur se në takimin me shefin e diplomacisë italiane Massimo D'Alema, u tha se Italia përkrah pakon e Ahtisaarit dhe propozimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur.

D'Alema ka thënë gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në misionin e BE së, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ndërkaq delegacioni i Kosovës ka shprehur edhe "rezervat e shqetësimet" lidhur me kahet që mund të marrë procesi për statusin, në mungesë të një marrëveshjeje të negociuar, dhe ka theksuar se, "tashti po shihet se arritja e një marrëveshjeje të negociuar me Serbinë është e pamundshme", tha Hyseni. /qik/
Shtuar më 08/11/2007, ora 21:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori