Italia kërkesë për ekstradimin e Prudentinos
Pëlqej
Albino Prudentino
Dorëzohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës kërkesa për ekstradiminItali të Albino Prudentinos. I akuzuari si anëtar i ‘Sacra Corona Unita’ u arrestua më 29 shtator në një nga lokalet në pronësi të tij në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ai u prangos me urdhër të lëshuar nga gjykata e Leces në Itali për akuzën "bashkëpunim kriminal i tipit mafioz", "trafik droge", si dhe "grabitje në rrethana rënduese", vepra të parashikuara nga Kodi Penal Italian. Gjykata e Vlorës pritet që në fillim të dhjetorit të zhvillojë seancën ku do të vendoset për ekstradimin e Albino PrudentinosItali. Shtetasi i arrestuar ka kërkuar ekstradimin e tij në vendlindje.

Prudentino po hetohet edhe nga prokuroria shqiptare ndërkohë që në Italoi akuzohet për pastrim parash, trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Shtuar më 22/11/2010, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori