Italia jep alarmin për drogën në Shqipëri, Tahiri: Po punojmë, por problemi është i trashëguar
Pas deklaratave të drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti, se droga që vjen nga Shqipëria drejt Italisë është trefishuar, ka reaguar Ministri Sajmir Tahiri i cili ka deklaruar se është në dijeni të shifrave alarmante pasi Policia e Shtetit ka punuar me Guardia di Finanza.

Tahiri shton se kanabisi është një problem i trashëguar në Shqipëri dhe se Policia e Shtetit po sulmohet për shkak se po e lufton kanabisin.

Drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti i shoqëruar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm ditën e djeshme ngriti pikëpyetjes se çfarë po ndodh në Shqipëri pasi sipas tij shifrat janë alarmante.

"Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”,- tha ai.

Duke folur për rritjen e bashkëpunimit me qëllim luftën e përbashkët, Roberti tha se institucioni që ai drejton ka caktuar edhe një gjykatës që do qëndrojë pranë Ministrisë së Drejtësisë./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori