Italia do zgjerimin, do t’i propozojë BE-së të hapë negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në Nëntor
Refuzimi i Francës dje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u konsiderua një “gabim historik” nga kryeministri i Italisë Giuseppe Conte. Mesa duket Conte, nuk ka hequr dorë nga zgjerimi.

Kryeministri Italian, pritet që t’i propozojë Bashkimit Europian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor.

Qëndrimit të Francës iu bashkuan Holanda dhe Danimarka që kundërshtuan hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.
Shtuar më 19/10/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori