Italia dhe Sllovenia mbështesin integrimin e Shqipërisë
Italia dhe Sllovenia lobojnë për integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian. Ministrat e jashtëm të Italisë Franko Fratini dhe ai slloven Samuel Zbogar i kanë derguar një mesazh përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, znj Catherine Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule.

mesazh thuhet se perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejkaluar ngërçin politik aktual.

Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin. Ky fakt është konfirmuar gjatë një takimi që pati ministri i jashtëm Edmond Haxhiansto me ambasadorët e Italisë Saba D`elia dhe dhe ambasadorin e Sllovenisë Bojan Bertoncelj.

mesazh thuhet më tej se procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori