Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar nga Kosova, i akuzuar nga Serbia për krime lufte të kryera në vitin 1999. I dyshuari, i identifikuar si Muharrem Gashi, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Një urdhër-arrest ndërkombëtar është lëshuar për arrestimin e tij, dhe ai është kapur në afërsi të qytetit të Riminit, në Itali, ku ai punonte si shofer kamioni.
Gashi iu bashkua UÇK-së në vitin 1999 si vullnetar, për të marrë pjesë në një sulm mbi një shtëpi gjatë të njëjtit vit. Pronari i shtëpisë ishte qëlluar dhe vrarë, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes u plagosën. Siç raportojnë mediet serbe, i dyshuari jetonte në Itali si refugjat. Për ekstradimin e tij në Serbi, do të vendosë një gjykatë në qytetin e Bolonjës
Shtuar më 12/07/2009,
ora 06:55