Barcelona me plan B po dështoi pista Haaland

Erling Haaland me shumë mundësi do të veshë fanellën e Manchester City. Edhe Real Madrid është në garë, sikurse edhe Barcelona.

Katalanasit po mendojnë edhe për një plan B nëse nuk e transferojnë dot sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund.

“Le 10 Sport” shkruan se Barcelona i ka hedhur sërish sytë tek Arsenali, ku në janar mori Aubameyang. Francezi Alexandre Lacazette shikohet si alternativë nëse nuk merret Haaland. Sulmuesi në verë del lojtar i lirë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 13.03.2022 12:56