E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
ITALI/ Shqiptarin që rrihte gruan e gjen belaja, dehej dhe…
Një shqiptar, i identifikuar si Emir Zheru, 39 vjeç, u prangos nga policia italiane në San Dona di Piave me akuzën e dhunës në familje.

Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari e dhunonte gruan dhe e bënte për spital.

Ka qenë vetë kjo e fundit e cila ka telefonuar Policinë për të denoncuar se bashkëshorti i saj, në gjendje të dehur e rrihte.
Edhe pak ditë më parë, 39 vjeçari ishte denoncuar sërish nga gruaja e tij dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe një vit më parë.

Gruaja, megjithatë, e kishte pranuar sërish në shtëpi duke e falur.
Sakaq, dje gjykata vendosi urdher mbrojtje per gruan, dhe e ndaloi shqiptarin t’i afrohej shtëpisë së gruas, teksa ai po gjykohet i arrestuar./Albeu.com/

Shtuar më 22/02/2017, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori