Itali, shkatërrohet organizata e drogës
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarët dhe nga afrikano-veriorët. Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “ANSA”, autoritetet lokale kanë lëshuar 58 urdhër-arreste, kanë arrestuar 48 korrierë në flagrancë, kanë hetuar 162 persona dhe kanë identifikuar 74 të tjerë.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike, prej të cilave 23 heroinë e llojeve “brown sugar” dhe “rozë”, ndërsa pjesa tjetër tre kg hashash dhe 700 gramë kokainë. Operacioni anti-drogë ishte arkitektuar nga skuadra speciale e Kuesturës së qytetit të Modenës dhe ishte koduar me emrin “Bishti”, duke iu referuar pikërisht fjalës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori