Itali/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, sekuestrohet kokainë e marijuane
Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar në Firence të Italisë.

Gjatë operacionit janë shkatërruar gati 280 kg drogë, mes tyre 6 kg kokainë e 275 kg marijuanë.

Baza e magazinimit të kokainës ishte në Firenze ku shitej me shumicë. Ndërsa marijuana trafikohej përmes detit nga Shqipëria në Itali e më pas shpërndahej në qytete te ndryshme italiane.

Operacioni u përshëndet dhe nga ministri i Brendshëm, Mateo Salvini.

"Mirenjohës forcave të policisë dhe autoriteteve. Falë tyre dita nis me një pastrim të mirë".
Shtuar më 19/06/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori