Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare
Pëlqej
Finalizohet operacioni policor me shkatërrimin e bandës italo-shqiptare që trafikonte kokainë nga Evropa Veriore në drejtim të Italisë. Policia e Shtetit të Lucca ka mundur të vërë në pranga të 9 anëtarët e bandës, prej të cilëve 7 janë shqiptarë, ben te ditur sot agjencia e lajmeve ANSA.

Në aksionin e djeshëm në pranga përfunduan 2 italiane, kurse shqiptarët, emrat e te cileve nuk behen te ditur u prangosën operacionin e parë të anti-drogës italiane.

Policia kishte informacione se droga që vinte prej Evropës Veriore kishte destinacion të parë Firencen dhe më pas shpërndahej në Lucca e më pas për blerësit e Garfagnana.

“Operacioni që u ndërmor nga skudra speciale u quajt “Tempull i vogël 2”, pasi anëtarët e grupit vepronin gjatë natës dhe bashkoheshin në vendin e quajtur “Tempulli i Nottolinit”, një cisternë klasike ujësjellësi që në vitet para 800-tës furnizonte qytetin me ujë.

Gjatë prillit të shkuar, në një aksion të parë u arrestuan 7 qytetarë shqiptare dhe u sekuestruan 1 kg drogë dhe gjysëm kilogram hashash. Disa nga të arrestuarit u akuzuan edhe për grabitje, pasi kishin kërcënuar një person që nuk kishte paguar drogën e blerë nga këta persona.
Shtuar më 17/11/2010, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori