Itali, sekuestrohen 41 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga
Rreth 41 kilogramë kokainë e pastër që do sillte fitimin prej 6 milionë eurosh nga shitja në treg u sekuestrua sot nga policia e Breshias. Në pranga janë vënë 3 shqiptarë.

Policia italiane prej kohësh ishte vënë në kërkim të një 28-vjecari">28-vjecari shqiptar që edhe pse ishte i papunë kishte nënshkruar një sërë kontratash për blerje makinash të shtrenjta, që nuk i mbante gjatë, por që i shiste sërish. 28-vjecari">28-vjecari kishte rënë në sy edhe për një standart të lartë jetese që bënte, krahasuar me të ardhurat që rezultonin zero.

Kohët e fundit Guardia di Finanza ndoqi 28-vjecarin deri në Milano, në rajonin Sempione ku 28-vjecari">28-vjecari u takua me një bashkëkombasin e vet, 23-vjec, ku ky i fundit i dorëzoi një pako voluminoze.

Ndërhyrja e policisë italiane bëri të mundur kapjen në flagrancë të 2 shqiptarëve me cantën ku ndodheshin 8 pako me pluhurin e bardhë.
Po në këtë zonë u ndalua dhe një shqiptar tjetër i moshës 23-vjecare që kishte fshehur në një cantë, 10 pako me kokainë. Në total, lënda narkotike peshoi 41 kg që rezultoi kokainë e pastër. Tre personave iu kapën dhe 8 500 euro dhe 9 celularë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori