Itali, sekuestrohen 100 kg kokaine, arrestohen shqiptaret
Albeu.com
Mbi 100 kilogramë kokainë u konfiskuan në një operacion kundër drogës, i cili çoi në arrestimin e 32 personave, kryesisht shqiptarë, në krahinat Firence, Prato, Carrara, Brescia, Monza, Modena, Bergamo, Vicenza e Romë në shtetin fqinj të Italisë.
Operacioni, i kryer nga Flakët e verdha të kryeqytetit toskan në koordinimim me prokurorinë publike në Gjykatën e Milanos, ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikantëve të drogës që vepronte në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore.
Shtuar më 05/02/2010, ora 14:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori