Policia Italianë e Desios gjatë një patrullimi të zakonshëm në rrugët e qytetit ka ndaluar një vajzë të re e cila është dukur e shqetësuar.
Sipas policisë italiane, 22 vjeçarja e ndaluar ishte me origjinë
shqiptare.
Ajo ka deklaruar se ishte një prostitutë dhe se u grabit nga një klient, i cili pasi kreu marrëdhënie seks me të, në vend që ta paguante, e grabiti.
Siç raportojnë mediat lokale, burri, pas
marrëdhënies i tha shqiptares se nuk kishte para dhe se duhej të shkonte deri në bankomat (ATM) për të
tërhequr para.
Por, pasi të dy
shkuan para ATM-së, që ndodhet në një zonë pak të populluar dhe në atë moment nuk kishte dëshmitarë, ai e shtyu vajzën nga makina duke mbajtur çantën e saj, dhe u largua me shpejtësi.
Kështu, përveç
marrëdhënies seksuale falas, ai i morri të resë edhe 300 euro që ajo kishte në çantë./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 17:07