ITALI/ Kapet grupi i shqiptarëve që trafikonte 50 kg heroinë në një javë
Policia në Padova, në sajë të operacionit të koduar "Mburraveci" ka vënë në pranga një grup prej 22 personash të cilët merreshin me trafikimin e heroinës në veri të Italisë.

Personat në fjalë, me kombësi shqiptare, rumune dhe tuniziane, janë përgjegjës për trafikimin e një sasie të konsiderueshme heroine në periudhën nëntor 2014-tetor 2015.

Në sajë të përgjimeve, policia ka zbuluar se në një javë grupi shiste 50 kg heroinë, duke e shpërndarë në qytete të ndryshme të veriut të Italisë.

Të njëjtat burime shtojnë se hetimet janë shtrirë dhe në Shqipëri. Deri tani janë arrestuar në flagrancë 11 persona, ku janë sekuestruar 19 kg heroinë dhe 1.5 kg kokainë si dhe 65 mijë euro cash. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2016, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori