Itali, i riu shqiptar ndjek dhe qëllon me armë ish-të dashurën dhe partnerin e saj
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Vincenza të Italisë ku një i ri shqiptar ka ndjekur ish të dashurën e tij dhe partnerin e saj dhe i ka qëlluar me Armë.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë drejt makinës “Mercedes” në të cilin udhëtonte ish- e dashura e 26 vjeçarit dhe i dashuri i saj serb së bashku me dy miq të tjerë të cilët ndodheshin në sendiljet e pasme.

Shqiptari i identifikuar si Graciano Qori së bashku me bashkatdhetarin e tij të identifikuar me inicialet M.K me një makinë “Mini Cooper” që të dy me precedentë penalë kanë ndjekur dhe kërcënuar më pas 4 personat në makinë tjetër.

Mediat vendase shkruajnë se shtetasi serb ka tentuar t’i shmangë ndjekësit por që “Mini Cooper-i” i ka dalë në krahë dhe një person ka qëlluar me pistoletë zjarri drejt makinës.

Vajza ka telefonuar policinë por që ndjekja nga shqiptari vazhdonte dhe kërcënimi me armë po ashtu. Më pas “Mercedesi” shkon drejt patrullave të Policisë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Mini Cooperi largohet me drita të fikura.

Vajza 20-vjeçare u tregon efektivëve se e njeh njërin prej personave në makinën që i ndiqte. Pas disa orësh policia ka bërë të mundur arrestimin e 26 vjeçarit Qori e ndërsa miku i tij ende ndodhet në arrati. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori