Itali, goditet organizata kriminale, 17 persona në pranga, 8 prej tyre shqiptar
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, duke vënë në pranga 17 persona, 8 prej të cilëve shqiptar, ndërsa një tjetër person u shpall në kërkim.

Sipas mediave italiane hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017, me sekuestrimin e sasive të caktuara të drogave.

arabinierët kishin konfiskuar një sasi droge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.

Droga blihej nga Evropa veriore, kalonte nëpër Shqipëri dhe baza logjistike u vendos në Brescia. Çdo gjë ishte drejtuar nga një 34 vjeçar, i është ende në kërkim. Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha.
Shtuar më 04/06/2019, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori