Itali, arrestohet shqiptari me 33 kg heroinë
Pëlqej
Arkiv
Policia italiane ka arrestuar sot një shqiptar, pasi gjatë ndjekjes së tij iu kapën 33 kilogramë drogë e llojit heroinë. Policia vendase tha për mediat se sasia e drogës vinte nga Shqipëria.

Shqiptari i arrestuar është një 23-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gjatë aksionit për kapjen e tij ka mbetur i plagosur edhe një polic italian. Forcat e rendit kanë zhvilluar një kontroll në banesën e shqiptarit, duke sekuestruar mjete për paketimin e drogës.
Shtuar më 13/11/2010, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori