Itali, arrestohet shqiptari i shpallur ne kerkim nderkombetar
Albeu.com
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informon se është arrestuar në Itali, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fatjon Kodra, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në Pavia, Itali, pas informacionit të dërguar nga ana e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana homologëve të Interpol Romës, se shtetasi në fjalë ndodhej në territorin Italian me gjeneralitete fallso. Në momentin e arrestimit ky shtetas përdorte emrin Arben Bakalli, dhe identifikimi u bë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjëve.
Shtuar më 22/10/2009, ora 18:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori