Matthaus: Gjermania ka të gjithë përbërësit për të fituar Kupën e Botës

Lothar Matthaus, ishte i pranishëm në ceremoninë e shortit të Kupës së Botës, ku ai foli për mundësinë që ka kombëtarja gjermane në këtë turne.

“Ne duhet të respektojmë të gjitha ekipet. Por ne si Gjermani duhet të japim gjithmonë maksimumin, kemi lojtarë të mirë, një shpirt të  shkëlqyer ekipor.

Kemi gjithashtu një trajner të madh, me pak fjalë, kemi të gjithë përbërësit e duhur për të fituar Kupën e Botës”, u shprehu ish-legjenda gjermane./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.04.2022 20:01