U shua në lule të rinisë në Itali, miqtë e 18-vjeçarit shqiptar të tronditur nga humbja e papritur: Do mbetesh në zemrat tona

Familjarë dhe miq janë tronditur nga vdekja e papritur e 18-vjeçarit shqiptar në Itali, Admir Hoti, i cili ndërroi jetë mbrëmë në spital si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Admiri ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat” kur u përplas me një makinë tjetër në Portogruaro.

Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë rrëshqitja e makinës Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh, raportojnë mediet vendase.

Bashkë me 18-vjeçarin në makinë ishte babai i tij dhe një shtetas tjetër italian, të cilën kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.

Lidhur me këtë lajm të hidhur, miqtë në rrjete sociale të të riut kanë shprehur të gjitha ngushëllimet duke e përshkruar si një djalë me vizion, çapkën dhe të shkathët. Ata thanë se i riu do të jetë përgjithmonë në zemrat e tyre./albeu.com/