"Ismail Qemali ndërroi jetë", si u raportua vdekja e politikanit shqiptar në mediat franceze
Dita e sotme është edhe 101 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit.

Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Qemali është helmuar.

“Le Rappel” ka botuar, të martën e 28 janarit 1919, në faqen n°2, lajmin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit në Peruxhia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ismail Qemal beu, ish-presidenti i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, sapo ka ndërruar jetë në Peruxhia, vend ku ai ishte tërhequr (strehuar).

Ismail Qemali pati kaluar disa kohë në Paris në fillimin e luftës. Ai luajti një rol të madh gjatë revoltës shqiptare, e cila shërbeu si prelud për Luftën Ballkanike të 1912.”

Shtuar më 24/01/2020, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori