Ismail Kadare shkrimtari më i mirë në botë, fiton çmimin "Neustadt"
Ismail Kadare është shpallur fituesi i 26-të i çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Ky çmim është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Kadareja është një novelist, eseist, poet që ka luajtur një rol të rëndësishëm nmë literaturën shqiptare.

Gjithçka filloi në vitin 1963, kur botoi novelën e parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", për të pasuar pastaj me qindra vepra të tjera të sukseshme, shkruan Albeu.com.

Romanet e të madhit Kadare janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në vitin 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009).

Këtë vit, Kadare ishte pretendent edhe për çmimin Nobel, fitues i të cilit u shpall Peter Handke./albeu.com/


Shtuar më 17/10/2019, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori