Ismail Kadare dërgon telegram për vdekjen e Adem Demaçit
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, dhe bashkëshortja e tij, Helena, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit.

Në telegram Ismail dhe Helena Kadare e cilësuan si tronditje të rrallë vdekjen e mikut të pazëvendësueshëm, të cilin e konsideruan “të domosdoshëm si rrallëkush për kombin”.

Ngushëllimi i dërguar familjes Demaçi:

“Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin”.

Ismail dhe Helena Kadare


Shtuar më 26/07/2018, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori