Isli Islami flet për herë të parë për lidhjen me Ori Nebijajn: Jam me fat!
Dy moderatorët që na shoqërojnë çdo mëngjes me emisionin “Wake up”, Ori dhe Isli prej kohësh janë përfolur për një lidhje.

Dyshja deri më sot kishte preferuar të mos i komentonte këto thashetheme. Por Isli i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Orin.

“Ori ashtu siç duket në ekran, ashtu edhe është në të vërtetë, është komode, është e qeshur…”, tha Isli dhe theksoi: “Është mikeshë shumë e mirë”.

“Ndër personat e parë që shoh në mëngjes është Ori dhe jam me fat se kam ç’të shoh”, u shpreh Isli.
Shtuar më 18/02/2020, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori