Islandezi vrau shqiptarin me thikë, ja dëmshpërblimi i kërkuar
Pëlqej
Një islandez i cili e kishte qëlluar 4 herë me thikë në kraharor një të ri shqiptar nga Skrapari, duke e lënë të vdekur dhe që kishte therur edhe një shqiptar tjetër tre herë është akuzuar sot zyrtarisht për "therje me thikë" dhe "tentativë therjeje me thikë".

Dagur Hoe Sigurjónsson, 25 vjeç, po përballet gjithashtu edhe me padinë për t’iu paguar një dëmshpërblim prindërve të viktimës, për vrasjen e Klevis Sulës.

Sikurse është raportuar, Klevisi dhe një shoku i tij u sulmuan nga Dagur në Austurvöllur, në qendër të Rekjavikut, në dhjetor. Në bazë të raporteve të policisë, Dagur e qëlloi katër herë me thikë: fillimisht në zemër, më pas në shpatullën e djathtë dhe dy herë në shpinë. Ai qëlloi tri herë me thikë edhe shokun e Klevisit, në shpatull, në krah dhe në këmbë. Klevisi më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Përveç akuzave për vrasje dhe tentativë vrasjeje, Dagur duhet t’u paguajë gjithashtu një dëmshpërblim prindërve të Klevisit. Mamaja e tij ka kërkuar 81 mijë euro, të cilat u shtohen rreth 7 mijë eurove të tjera për shpenzimet. Edhe i mbijetuari i këtij sulmi ka kërkuar 26 mijë euro dëmshpërblim.

Vdekja e Klevisit e tronditi gjerësisht opinionin publik në Islandë, ashtu si edhe familjen e djalit nga Skrapari që jeton në vendin e akullt.

“Ai ishte i mrekullueshëm, donte që t’i ndihmonte që të gjithë. Ai fliste sjhumë mirë për islandezët dhe i donte njerëzit”, - tha mamaja e Klevisit, Natasha Sula, fill pas vdekjes së tij. “Ai ishte shumë i lumtur që ndodhej këtu”.

Interesant është fakti se në akt-akuzën zyrtare përdorej flaja “therje me thikë” dhe “tentative therjeje me thikë”, pasi në ligjin islandez fjala “vrasje”,nuk ekziston, ndoshta edhe për vetë natyrën paqësore të ishullit të vogël, ku krime të tilla nuk ndodhin thuajse kurrë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori