Islami shpërthen në lot për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Bello: Pimë një kafe
Ish-deputeti Kastriot Islami u përlot sot teksa po fliste për humbjen e papritur të mikut të tij, ish-deputetit të PS, Marko Bello.

Në një intervistë për News24, Islami kujtoi momentet e fundit me ish-deputetin e PS-së, i cili nuk i mbijetoi koronavirusit dhe u nda nga jeta në një spital në Turqi.

“Jam shumë i trishtuar. Kemi pirë një kafe para tre javëve, ishte i shqetësuar se ishin infektuar fëmijët e tij, por nuk kishin probleme madhore.

Pasdite më tha që më duket se jam infektuar edhe unë. Bëri një skanim dhe më tha që do të trajtohem se nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Në ditët në vijim nuk më hapi telefonin dhe më thanë që ishte shtruar në Sanatorium dhe mjekët më thanë që kishte probleme me mushkëritë dhe e këshilluan që të shkonte në Turqi.

Gjendja e tij ka qenë njëherë e mirë dhe njëherë rëndohej. Mbrëmë u bë më keq, nuk doja ta besoja. Jam shumë i trishtuar dhe mund ta besoj dot që kjo ndodhi”,- u shpreh Islami.

“Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia dolii dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë. Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë.

Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”, tha Islami.
Shtuar më 04/12/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori