Islami: Prej 15 vjetësh, Rama ka bërë aleancë me krimin
Pëlqej
Me anë të një deklarate për mediat, deputeti i PD-së Kastriot Islami, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me atë që e konsideron si lidhjet e tij me krimin.

Islami akuzoi kryeministrin se prej 15 vjetësh ka bërë aleancë me krimin, që kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Jam sot para jush, vetëm pas 28 ditësh kur nën orkestrimin e Edi Ramës, përfaqësues të interesave të oligarkisë, korrupsionit dhe banditizmit, goditen deputetet e opozitës, për ti mbyllur gojën dhe detyruar si asnjëherë më parë të heshtin në kërcënim e agresion fizik.

Kjo ngjarje nuk është konceptuar e parafabrikuar para 28 ditësh… Ajo është konceptuar 15 vjet më parë, kur Rama në krye të Bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes sekserë e njerëz më të kaluar të dyshimte.

Kjo ka vazhduar me spastrimin e Partisë Socialiste nga profesorët, ekspertet, e njerëzit e ndershëm. Kjo është një skemë që për 4 vjet në opozitë u testua duke filluar me bllokimin e rrugëve e përfunduar deri demonstrimet e dhunshme, për të arritur të vjedhja dhe blerja kriminale e votave në zgjedhjet e 23 qershorit… Pas 23 qershorit kjo skeme po konsolidohet.

Rama po vendos në pushtet jo socialistët, por klientelën e tij, njerëz të inkriminuar, me precedentë penale, ish të dënuar. Kudo janë të pranishëm ata që Rama ka përzgjedhur jashtë Partisë Socialiste për 15 vjet, janë në kuvend, janë në krye të insiticioneve të rëndësishme të shtetit dhe së fundmi po tenton të uzurpoje edhe sistemin e drejtësisë… Kjo ndarje nuk eshte politike, as ideologjike, as midis te majtes e te djathtes, as midis socialisteve dhe demokrateve.

Kjo ndarje eshte vije demarkacioni e thellë midis krimit dhe politikes, midis oligarkise dhe popullit te thjeshte, midis korrupsionit dhe njerzve të ndershëm.

Demokratët e socialistët jane në anën e politikës, janë në anën e popullit të thjeshtë, janë në anën njerëzve të ndershëm. Madje socialistët e vërtetë vazhdojnë të jenë në opozitë me qeverinë e interesave të oligarkisë të drejtuar nga Rama që ka nëpërkëmbur aspiratat e tyre.

Kjo që ndodhi 28 ditë me parë pritej, ish rrjedhojë direkte e gjithçkaje të gatuar prej kohesh, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe dhe me siguri në të ardhmen do të intensifikohet”, deklaroi Islami. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2014, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori