Kastriot
Islami dhe Andis
Harasani, dy deputetët socialist për të cilët, Edi
Rama, deklaroi se do të shkarkohen nga funksionet e tyre në PS, i janë drejtuar për ndihmë ndërkombëtarëve.
Dy deputetët e PS-së, po përgatisin një letër drejtuar zyrtarëve evropianë dhe Departamentit Amerikan të shtetit, ku i vënë në dijeni “për përjashtimin nga PS”.
Përjashtimi vjen pas kundërshtive që këta të fundit kanë shfaqur në lidhje me bojkotin e parlamentit nga PS. Në këtë letër, sipas burimeve të afërta me dy deputetët,do t’u bëhet e qartë përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë se “kryetari socialist, Edi
Rama po përjashton deputetët që folën kundër bojkotit të PS-së ndaj Kuvendit”, raportoi Gazeta Shqiptare.
Deputeti
Harasani, tha se lajmi për përjashtimin e dy deputetëve “është shpërndarë nga vetë
Rama”. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011,
ora 10:11