Mrekullitë ekzistojnë! U plagos rëndë me thikë në qafë, polici Redin Çaushaj lë spitalin e Vlorës

Polici 25-vjeçar, Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur me thikë më 15 gusht 2023 ka dalë nga spitali.

Ngjarja ndodhi në Pilur të Himarës, kur 25-vjeçari ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave.

Ai mbërriti në gjendje kritike për jetën, por pas më 12 ditësh ai ka arritur që t’ia dalë.

Efektivi nuk pranoi të flasë për mediat por jashtë kamerave ka falenderuar kolegët e tij për ndihmën e dhënë në momentet e para dhe bluzat e bardha.

Autori i dyshuar i ngjarjes është 60-vjeçari Thodhori Mërkuri.

25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë.

Por në momentin që ka ndërhyrë, 60-vjeçari Thodhori Mërkuri e ka goditur me thikë në qafë.

Ai arriti të arratisej pas ngjarjes, për tu arrestuar 9 orë më vonë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”./Albeu.com/ 


Shtuar 28.08.2023 12:03