Ishte prag martese, 28-vjeçarja shtrohet për apendicit e vdes nga COVID-19

Një vajzë e re ka ndërruar jetë në Britani nga COVID-19.

28-vjeçarae ka vdekur nga koronavirusi pasi u shtrua në spital e dyshuar për apandesit.

Laura Gentry, nga Kessingland u çua me urgjencë në spital me dhimbje të forta të barkut pak para ditës së ndërrimit të viteve.

Por me mbërritjen në spitalin e Norfolk u diagnostikua me Covid-19 dhe u vendos në ventilator frymëmarrjeje.

Familja e saj tha se vajza entuziaste, e cila do të martohejshpejti me partnerin Jack Brighouse, vdiq në spital më 17 janar.

Ende nuk dihet nëse ajo kishte pasur sëmundje të tjera apo kishte marrë virusin gjatë qëndrimit në spital.


Shtuar më 26/01/2021, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori