Ishte në makinë kur e qëlluan me armë, viktima në Theth u qëllua disa herë
Biznesmeni Ferdinand Polia është vrarë ditën e sotme në fshatin Grudë.

Ai është është qëlluar disa herë me armë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ai ishte kthyer në 2010 nga Italia dhe kishte hapur një bujtinë në Theth e cila ka ndihmuar shumë zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ai ka qenë na makiënën e tij kur një person me motorr dhe me skafandër i ka qëlluar disa herë me armë.

“Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri. Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

“Panorama” mëson se autori dyshohet të ketë qenë një person me motorciklete i cili ka pasur në kokë skafandë, të cilën dyshohet se e ka braktisur tek ura e Mesit. Viktima ndodhej në fouristradën e tij kur është qëlluar.

Fouristradën, Ferdinand Polia, sapo e kishte marrë nga servisi dhe pak pasi ka dalë prej tij, është qëlluar për vdekje.

Në makinë ai ka qenë bashkë me një person tjetër, punonjësi servisit, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar me automatik. /Panorama
Shtuar më 20/03/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori