"Ishte në hije me të ëmën", dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën 10 vjeçarit në Kakavijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kakavijë ku një autoamulancë ka pëplasur për vdekje një 14 vjeçar.

Mësohet se autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë, ndërsa fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, shoferi i të cilës është shoqëruar nga ana e Policisë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 10 vjeçare.

Kjo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku fajtorët duhet kërkuar pikërisht te institucionet që kanë heshtur përgjatë këtyre katër ditëve, ku mijëra qytetarë shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit. Por ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe.

“Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, shprehen dëshmitarët.

“E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e vrau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”, shprehen të tjerë për Fax Neës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 15/08/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori