Ishte manjak i filmave aksion, çfarë u gjet në shtëpinë e Murataj
Policia ka dyshime se një prej grabitësve në aeroportin e Rinasit është ish-ushtarak. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se nga analizimi i pamjeve filmike brenda rrethimit të pistës, por edhe dëshmitarëve okularë, një nga autorët, mban pozicion trupor dhe automatikun, në mënyrë identike me persona të specializuar si komando.

Krahas Admir Muratajt që mbeti i vrarë grupi hetimor dyshon se në grabitje morën pjesë edhe 7 persona të tjerë që kanë luajtur edhe rol vëzhguesi dhe ndihmësi.

Për këtë po verifikohen qindra kamera sigurie që janë mbledhur ndërsa pas kontrollit në vilën e Admir Muratajt në Fushë-Prezë, policia zbuloi detaje të tjera mbi jetën e supërgrabitësit. Në kuzhinën e vilës, efektivët mësohet se gjeten disqe me filma të njohur për grabitjen e bankave, mes tyre edhe më i famshmi “ Point break ”.

Shtuar më 18/04/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori