"Ishte majë gardhit", Fevziu tregon tmerrin në rrugën e Milotit
Gazetari Blendi Fevziu sot në emisionin “Opinion” ka treguar një histori personale.

Teksa në emision po flitet për sigurinë rrugore dhe aksidentet në rrugë, moderatori u shpreh se këmbësorët janë një problem i madh.

Fevziu më tej vijoi duket treguar historinë që i kishte ndodhur teksa po kthehej nga Kosova dhe shtoi se në rrugën e Milotit i ishte shfaqur një këmbësor që rrinte mbi gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

“Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tmerrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova. M’u shfaq, m’u duk si monument.

Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit”, tha gazetari Blendi Fevziu.
Shtuar më 20/11/2019, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori