"Ishte lakuriq", flet babai i 22 vjeçarit që mbeti i vrarë me armë gjahu në Bulqizë
Një ngjaje e rëndë tronditi qytetin e Bulqizë, 22-vjeçari Elidon Basha mbeti i vrarë. Gjithçka nisi si gjueti mes Klodian Kolës dhe Elidonit, dhe fatkeqësisht përfundoi në vrasjen e këtij të fundit.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, Klodianin, i cili ka dhënë deklarata kontradiktore për ngjarjen. Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se ka vënë nën hetim edhe prindërit e Kolës, pasi akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e provave të vrasjes së Elidonit.

Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e traumës në Tiranë, pasi u nis për një shërbim më të specializuar.

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, babai i viktimës, Hasan Basha. Ai tregoi se si mori vesh se djali i tij ishte plagosur dhe se ka mbetur enigmë se kush e ka shoqëruar atë në polici.

Djali punonte në minierën e Bulqizës. Nga ora 4 e pasdites së datës 26 djali më merr në telefon dhe më thotë që nëna t’i bënte gati bukën se po vinte në shtëpi. Pushoi dy orë dhe nga ora 7 dilte gjithmonë për kafe me shokët dhe më pas kthehej në shtëpi. Me Klodianin ishin shokë, edhe shtëpitë i kemi afër”, tha Hasani.

Djalin ia vrau shoku nga pakujdesia, flet babai i viktimës: Ishte lakuriq

Ky i fundit tregoi më pas se si nga ora 2 pa çerek e mëngjesit e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë që të shkonte në spitalin e Peshkopisë për të dhuruar gjak, pasi i kishin plagosur të birin.

Djalin e kanë dërguar në fillim në Bulqizë dhe nuk e di kush e ka ndihmuar. Edhe sot e kësaj dite nuk më ka njoftuar askush. As spitali i Bulqizës, as i Peshkopisë dhe as policia. Më pas e kanë dërguar në spitalin e Peshkopisë për mjekim më të mirë. Drejtori i spitalit ishte mjek roje dhe më tha se e kanë dërguar në Peshkopi. Më tha se ai kishte vetëm një plumb. Më thanë të dhuronim gjak. Nuk kishte kirurg në Bulqizë”, vijoi Basha.

Ky i fundit ka shtuar se pasi e kanë dërguar në Peshkopi, e kanë sjellë sërish në Bulqizë për ta nisur menjëherë për në spitalin e traumës në Tiranë Tiranë.

“Ishte një shoqëruese me djalin, kishte ndërruar jetë teksa pritej për të nisur për në Tiranë. Ishte në ambulancë. Djali kur ka ardhur nga mali e kanë dërguar në Bulqizë, nuk e dimë se çfarë mjekimi i kanë dhënë. Nuk e kam parë djalin deri në momentin kur po e nisnin në Tiranë. Ishte lakuriq, as batanije nuk kishte”, tha Hasani.

Basha u shpreh se nuk e di kush e ka ndihmuar të birin që e kanë dërguar në spital.

“Kjo është enigma, nuk e di se kush e ka shoqëruar djalin tim. Nuk kam asnjë informacion. Drejtoi i spitalit në Bulqizë më ka thënë se djali ka qenë në gjendje stabël dhe koshient. Djali thoshte: “O sa inat më vjen”. Një shef policie më tha se e ka gjetur diku dhe se e kishte marrë me një fouristradë”, shtoi ai.


Shtuar më 07/12/2020, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori